Bleona ka marrë vëmendjen e të gjitha portaleve botërore me veshjen e saj

Showbiz March 05, 2018 - 18:35
Mirror: Këngëtarja që ka mënyrën e vet të ekspozimit nëpër ndeja

Këngëtarja shqiptare e muzikës pop, Bleona Qereti, është kujdesur që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo, gjatë pranisë në ndejën pas Oscareve të Vanity Fair që u zhvillua në Los Angeles – shkruan Mirror në artikullin kushtuar saj.

38-vjeçarja kishte veshur një fustan shumë transparent rrjeti, i cili ia ekspozonte një pjesë të madhe të trupit duke përfshirë edhe gjoksin.

Image
Image

Mirëpo, shkruan Mirror, kjo ishte paraqitje shumë më pak e ekspozuar në krahasim me herën e parë kur kishte veshur diçka të tillë.

Duket se këngëtarja dhe aktorja kujdeset që të vishet në mënyrë që të sigurojë interesimin e njerëzve, thuhet më tej.

Image

 

Për shembull, ajo ishte paraqitur në American Music Awards të vitit 2014 me një veshje të ngjashme. Asokohe, duke folur për përzgjedhjen, citohet të ketë thënë për Us Weekly, se prindërit e saj ishin turpëruar për veshjen.

Image

“Ata nuk po dalin nga banesa. Nuk duan të dalin as sot. Mirëpo, unë them se kjo është gjë e mirë, më besoni”, citohet të ketë thënë këngëtarja shqiptare.

Ajo ka veshur rroba nga më të ndryshmet ndër vite duke tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj, thuhet në këtë artikull.

Image
Image

Përmendim se për veshjen e Bleonës kishin shkruar edhe disa prej tabloideve tjera më të lexuara, si Daily Mail, The SunExpress.co.uk e Metro. /Telegrafi/

Image