Reperi i famshëm në gjendje të rëndë shëndetësore

Showbiz March 03, 2018 - 19:41

Reperi i famshëm Rick Ross është dërguar menjëherë në spital pasi është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Florida.

“TMZ” raporton se 42-vjeçari është duke u mbajtur gjallë me pajisje mjekësore pasi ka besohet se ka pësuar sulm në zemër që është manifestuar me probleme në frymëmarrje.

Sipas medias amerikan, reperi Rick Ross është duke u trajtuar në një spital të specializuar të zemrës.