Edhe kjo shqiptare kishte mbetur pa e sfiduar të ftohtin me poza ‘hot’

Showbiz March 02, 2018 - 16:23

Pozat provokuese ajo i ka një nga karremat për të tërhequr vëmendjen.

Mjafton të postohet një e tillë në Instagramin e saj dhe të gjithë flasin për të.

Ndaj nuk kishte si të mos sillte edhe një pozë të nxehtë në dëborën e ftohtë që mbuloi Shqipërinë.

Oriola Marashi duket se ndodhet në vendin e saj të lindjes, Pukë prej nga ku ka sjellë edhe këtë foto ku ajo që bie në sy është dekolteja tepër e hapur.

Krahas fotos Oriola shkruan: Miss Puka’. Të jetë ky një detaj për veten të cilin po e zbulon vetëm tani?

Image