Isisi e detyroi të hiqte dorë nga pornografia – (Foto)

Showbiz March 01, 2018 - 13:27

Mia Khalifa padyshim se ishte njëra nga pornoaktoret më të famshme në botë, mirëpo, tre vite më parë, ajo kishte pikëlluar fansat e saj duke vendosur ndërprerjen e filmave pornografik, transmeton Zeri.info.

Image

Edhe përkundër largimit, ajo vazhdon të jetë njëra nga aktoret më të kërkuara në ueb-faqet pornografike. Mia rrallë herë komunikon me gazetarë, prandaj intervistat e rralla përhapen me shpejtësi në mediat botërore. Dhe ajo tani ka zbuluar se arsyeja e largimit nga pornografia, ishte shkaku i kërcënimeve që kishte marrë nga rrjeti terrorist Isis.

Image

“Posa jam bërë shumë e popullarizuar në filmat porno, e kam ditur se duhet ta ndërpresë këtë. Gjërat kishin dalë jashtë kontrolli dhe pastaj ka filluar të më kërcënoj Isis. Në të vërtetë, kurrë nuk kam dashur të merrem me pornografi. Kjo në atë periudhë të jetës sime ishte mënyra që të egërsohesha pak dhe të bëhem e famshme”, ka thënë Khalifa, e cila tani merret me gazetari sportive.

Image

Ekstremistët islamik kishin filluar ta kërcënojnë pasi kishte xhiruar një film porno ku me veshje hixhabi, kishte bërë seks në treshe.  “Ajo është dashur të jetë satirë dhe ekzistojnë filma amerikan të cilët në mënyrë më të tmerrshme diskriminojnë myslimanët se sa ai film pornografik”, ka përfunduar Mia./ZERI