Del që edhe Familja Mbretërore e ka një bisedë grupore në WhatsApp

Showbiz February 03, 2018 - 09:46
Edhe Familja Mbretërore, janë pikërisht si ne. Por,në një mënyrë shumë specifike.

Nipi i Mbretëreshës, Mike Tindall ka zbuluar një gjë që ne kemi të përbashkët me familjen më të njohur të Anglisë: ata janë të gjithë pjesë e një bisede grupore në WhatsApp.

"Unë, vëllai im dhe pastaj disa nga ana e familjes së Zarës, si vëllai i saj Pete dhe kushërinjtë jemi në grupet e WhatsApp", tha Tindall për Daily Mirror, transmeton "Zëri.info".

"Unë nuk do të thosha po bëjmë ndonjë inovacion, por është më lehtë për disa arsye në WhatsApp.

"Nëse njohuritë tuaja për pemën e Familjes Mbretërore janë pak të dobëta, ju kujtojmë që të dy, Princi William dhe Princi Harry janë kushërinjtë e Zara Tindallit, transmeton tutje "Zëri.info". 

Image

Po supozojmë se grupi Mbretëror i bisedave, duket tamam si rryma jonë e mesazheve dhe është e mbushur me foto të qeshur, komente rreth The Bachelor dhe ankesat që mund t'i kishim mbajtur për vete.

Ne gjithashtu nuk mund të mos pyes veten: A është Meghan Markle në WhatsApp gjithashtu? Dhe a mund të marrim edhe ne një ftesë për bisedë grupore? /Zëri.info/