Dua Lipa pritet të performoj “Ellen DeGeneres Show”

Showbiz February 03, 2018 - 09:29

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të korrë suksese në arenën në ndërkombëtare

Ashtu si e mbaroi vitin 2017, këngëtarja e filloi edhe vitin e ri me projektin “IDGAF”, shkruan lajmi.net. Kjo këngë po pritet shumë mirë dhe deri tani ka marrë mbi 67 milionë klikime në kanalin YouTube.

Në postimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale, këngëtarja ka paralajmëruar se me datë 13 shkurt do të performojë në shoun “Ellen DeGeneres”.

Dua ka ftuar të gjithë ta mbajnë të shënuar në kalendar këtë datë, pasi e ka planifikuar të mbajë një performancë që do të mbahet mend gjatë.

Image