I vardiset “Superman”-it

Showbiz February 03, 2018 - 08:51

Këngëtarja Demi Levato, tashmë një kohë është beqare, prandaj ka vendosur të ndërmarrë diçka. Në të vërtetë, ajo ka filluar t’i vardiset aktorit Henry Cavill, i cili njihet për rolin e tij si Superman.

Ndjekësve të saj në Instagram nuk u ka ikur taktika e saj e vardisjes. Së pari ajo e ka ndjekur në rrjetin social Instagram, pastaj ka vendosur një foto tejet seksi ku ajo shihet e veshur me veshje karateistesh, në mënyrë që ta josh Henry-n që ta shikojë profilin e saj.

Njëri nga adhuruesit e Demi-t e ka vërejtur këtë, prandaj ka shkruar “Strategji e mirë”.

Dhe bukuroshja nuk ka pritur gjatë në reagimin e aktorit, sepse Henry menjëherë e ka pranuar si ‘shoqe’ në Instagram, pastaj e ka pëlqyer foton e saj duke i shkruar: “Kjo është super, të lumtë zonjusha Levato”.

Image

Image

Image