Soni Malaj flet për raportin me ish-bashkëshortin
Showbiz
January 14, 2018 - 09:25
Këngëtarja Soni Malaj krahas jetës profesionale shumë shpesh ka qenë e komentuar për jetën private.
Siç e dimë, Soni ka një martesë të dështuar, e nga ajo martesë këngëtarja ka një vajzë, shkruan lajmi.net.
Soni ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku u vu përball disa pyetjeve të sikletshme.
E njëra prej tyre ishte edhe ajo kur u pyet në lidhje me raportin që ka tash me ish-bashkëshortin, Mirko Lucarelli.
“Kam kontakte shumë të mira, normalisht është babai i vajzës time dhe komunikojmë shumë shpesh”, ishin fjalët e këngëtares. /Lajmi.net/