Dua Lipa zbulon se kush qëndron pas dukjes së saj

Showbiz November 15, 2017 - 17:49

Këngëtarja me origjinë Kosovare, Dua Lipa shfaqet përsëri me një stil të veçantë, ndërsa ka zbuluar se kush përkujdeset për përsosmërinë e saj.

Ylli i muzikës botërore në një postim në Instagram ka falënderuar Lorenzo Posoccio për mbështetjen e dhënë, ndërsa në foto shihen shumë miqësorë.

“I dashur e dua këtë  fotografi sepse është në formën më të vërtët tonën në një restorant italian duke pirë dhe duke festuar si gjithmonë. Të falënderoj për dy vite shumë të mira duke punuar së bashku. Kjo është për momentet tona të çmendura, nga vënia e flakë të xhinseve e deri te xhirimet 14 orësh në Manolos, derisa më janë ënjtur këmbët sikur një shtatzënë tetë muajsh. Të dua”, shkruan në instagram Dua Lipa.

Image