Kështu po duket Besniku në ditën e dasmës
Showbiz
September 30, 2017 - 19:55
Sonte, këngëtari Besnik Qaka i jep fund beqarisë.
Ai dashurinë e tij me Lola Begollin do ta kurorëzojë me martesë dhe padyshim që kjo ditë e veçantë për ta, do të mbes në memorien e tyre edhe përmes regjistrimit me video, shkruan lajmi.net
Këtë gjë, çifti ia ka besuar produksionit ‘XL Films’, të cilët kanë xhiruar edhe dasmën e Getoarit dhe Marinës.
Në një fotografi të hedhur në rrjetet sociale, shihet Besniku, i veshur me kostum, e “rrobat e dhëndërisë” po i shkojnë shumë.