IKSHPK-ja, thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta
Foto: Laura Hasani

IKSHPK-ja, thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta

Shëndetësi August 06, 2026 - 10:46

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta.

Ata kanë inkurajuar qytetarët të shmangin daljet e panevojshme, sidomos gjatë orëve të pikut të vapës, pra nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu, Instituti u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, si dhe rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë në automjet, qoftë edhe për pak minuta, pasi temperatura brenda veturës rritet shpejt dhe mund të bëhet fatale. /Zëri