Familja Haxholli kërkon ndihmë për trajtimin e vogëlushit Nur, nevojiten 35 mijë euro
Shëndetësi
August 05, 2026 - 11:40
Familja Haxholli ka bërë thirrje për ndihmë për vogëlushin e tyre, Nur Haxholli, i cili ka nevojë për trajtim të specializuar mjekësor jashtë vendit.
Nuri është diagnostikuar me ROP (Retinopathy of Prematurity), një sëmundje e syrit që kërkon trajtim të menjëhershëm për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së tij.
Për trajtimin dhe mbulimin e shpenzimeve mjekësore nevojiten 35 mijë euro, shumë të cilën familja po përpiqet ta sigurojë përmes ndihmës së njerëzve të vullnetit të mirë.