Pesë arsye pse ndiheni të lodhur gjatë verës dhe si ta luftoni këtë fenomen
Lodhja e verës është një fenomen real që prek shumë njerëz sipas mjekut dhe ekspertit Xhon Brifa.
Arsyet variojnë nga njëri person te tjetri por mund të përfshijnë dehidratimin dhe orët më të gjata të dritës. Nëse po përjetoni lodhje të pashpjegueshme ja çfarë mund ta shkaktojë atë dhe si rekomandohet ta luftoni, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Valët e të nxehtit
Ndryshimet e temperaturës mund të ndikojnë në aftësinë e trupit për të rregulluar vetveten. Metabolizmi i gjenerimit të energjisë funksionon më mirë në një interval të ngushtë temperature.
Nëse trupi ngrohet ose ftohet ndjeshëm qoftë edhe me gjysmë grade kjo ngadalëson gjithçka. Për të luftuar këtë lloj lodhjeje sugjerohet ftohja e zonave të lëkurës pa qime si pëllëmbët e duarve balli dhe shputat e këmbëve pasi ato ulin temperaturën e trupit më shpejt. Përdorimi i një garze të freskët rreth pesëmbëdhjetë gradë ose zhytja e këmbëve në ujë ndihmon ndjeshëm.Dehidratimi
Dielli djersitja dhe moskonsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve janë shkaqe të dehidratimit që mund të përshkallëzohen gjatë verës. Lodhja është një shenjë e dehidratimit së bashku me simptoma të tjera si dhimbja e kokës dhe marramendja.
Studimet tregojnë se mjafton një dehidratim shumë i lehtë ndoshta një ose dy për qind e peshës trupore që kjo të reflektohet në funksionimin mendor. Etja është një shenjë e vonë e dehidratimit. Ngjyra e urinës duhet të qëndrojë e verdhë e zbehtë gjatë gjithë ditës dhe nëse ajo errësohet atëherë trupi ka nevojë urgjente për ujë.Alkooli
Me pushimet dhe ditët më të gjata konsumi i alkoolit mund të rritet. Krahas efekteve të tjera anësore alkooli ndikon thellë në cilësinë e gjumit. Një sasi relativisht e vogël e tij mund të prishë gjumin deri në atë masë sa kur të zgjoheni në mëngjes të jeni dukshëm më pak të çlodhur sesa nëse nuk do të kishit pirë fare.
Ditët më të gjata
Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të prishë ritmin tonë cirkadian. Gjatë verës orët më të gjata të dritës mund ta përkeqësojnë këtë problem.
Mbrëmjet janë të gjata dhe kjo pengon aftësinë për të fjetur herët ndërsa lindja e hershme e diellit pengon gjumin e mëngjesit. Një taktikë e mirë është të mbroni veten nga rrezet e mëngjesit duke investuar në perde të errëta ose një maskë sysh.Alergjitë e stinës
Në verë nivelet e polenit rriten duke irrituar ata që vuajnë nga alergjitë. Simptomat si hundët e bllokuara dhe sytë që krojnë parandalojnë gjumin cilësor. Është tejet e rëndësishme që personat alergjikë të mbajnë rrugët e frymëmarrjes të hapura.
Nëse detyroheni të merrni frymë përmes gojës gjatë natës nivelet e oksigjenit në trup bien. Rekomandohet përdorimi i shiritave nazalë ose shpëlarja e hundëve me ujë të kripur për të liruar rrugët e frymëmarrjes. /Gazeta Shneta