Stresi gjatë shtatzënisë ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e trurit të fetusit
Një studim i ri nga Boston Children’s Hospital tregon se stresi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit dhe të rrisë rrezikun për çrregullime neurozhvillimore te fëmijët.
Hulumtimi, i publikuar në revistën Nature Neuroscience, ka zbuluar se ndryshimet në mikrobiomën e nënës dhe aktivizimi i sistemit imunitar gjatë shtatzënisë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në trurin në zhvillim të fetusit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studiuesve, këto ndryshime prekin mënyrën se si zhvillohen qelizat e trurit, me dallime të theksuara mes gjinive. Studimi tregon se fetusët meshkuj janë më të ndjeshëm ndaj këtyre ndikimeve.
Një nga gjetjet kryesore është identifikimi i një rruge imunitare që lidhet me zhvillimin jonormal të neuroneve, çka mund të shërbejë si bazë për ndërhyrje parandaluese në të ardhmen.
Studiuesit theksojnë se kujdesi për shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë është thelbësor për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.