Antidepresivët në shtatzëni: Mjekët paralajmërojnë se ndërprerja e trajtimit rrezikon jetën e nënave
Një panel i FDA-së në SHBA ka vënë në pikëpyetje përdorimin e antidepresivëve gjatë shtatzënisë, duke nxitur shqetësime te mjekët dhe ekspertët e shëndetit mendor.
Ata paralajmërojnë se mesazhe të tilla mund t’i shtyjnë gratë shtatzëna të ndërpresin trajtimin, duke rritur rrezikun e depresionit të rëndë dhe vetëvrasjes.Rreth 20% e grave përjetojnë depresion ose ankth gjatë ose pas shtatzënisë, por vetëm gjysma marrin trajtim, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.
Sipas mjekëve, antidepresivët e grupit SSRI janë ndër barnat më të studiuara dhe konsiderohen të sigurta kur përshkruhen nga mjeku.
Ekspertët theksojnë se depresioni i patrajtuar është shumë më i rrezikshëm për nënën dhe foshnjën sesa vetë terapia.
“Trajtimi i shëndetit mendor në shtatzëni nuk është luks, por domosdoshmëri,” theksojnë mjekët./gazeta shneta