Edukimi shëndetësor përmirëson cilësinë e jetës tek personat me dëmtim kronik të palcës kurrizore
Një studim i fundit tregon se health literacy (aftësia për të kuptuar dhe përdorur informacionin shëndetësor) ka ndikim të rëndësishëm tek personat me dëmtim kronik të palcës kurrizore.
Personat me njohuri më të larta për shëndetin e tyre raportuan një cilësi më të mirë jete dhe aftësi më të mira për të menaxhuar simptomat, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi thekson rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe qasjes te informacioni i saktë për pacientët kronikë. Njohuritë e duhura mund të ndihmojnë individët të marrin vendime më të informuara për trajtimin e tyre.
Ekspertët rekomandojnë programet e trajnimit për pacientët, përfshirë seminare, aplikacione dhe materiale edukative, për të përmirësuar vetë-menaxhimin e shëndetit dhe për të reduktuar komplikacionet afatgjata./Gazeta Shneta