Franca teston stimulimin me dritë për ngadalësimin e Parkinsonit

Franca teston stimulimin me dritë për ngadalësimin e Parkinsonit

Shëndetësi July 31, 2025 - 17:11

Një provë klinike në fazë të hershme në Francë po jep shpresa për një trajtim inovativ të sëmundjes së Parkinsonit, përmes stimulimit të qelizave nervore me dritë.

Studiuesit nga një qendër kërkimore pranë Spitalit Universitar të Grenoble kanë zhvilluar një pajisje të vogël që drejton rreze drite në thellësi të trurit për të stimuluar mitokondritë – strukturat që prodhojnë energji në qelizë – dhe për të rritur funksionin e qelizave të dëmtuara.

Teknika synon neuronët që sekretojnë dopaminë, të cilët dëmtohen rëndë me përparimin e sëmundjes. Deri në momentin kur shfaqen simptomat, gjysma e këtyre qelizave mund të jenë tashmë të dëmtuara, dhe pacientët humbin rreth 10% të receptorëve të dopaminës çdo vit, sipas neurokirurgut Dr. Stephan Chabardès, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Deri më tani, teknologjia është testuar tek shtatë pacientë me fazë të hershme të Parkinsonit. Tek tre prej tyre është vërejtur një ngadalësim i përkeqësimit të simptomave dhe përmirësim i funksionit të trurit pas stimulimit të vazhdueshëm.

Dr. Chabardès theksoi se edhe pse rezultatet janë shumë të hershme, ato janë premtuese. Nëse efektet e qëndrueshme vërtetohen, studiuesit planifikojnë të kalojnë në një provë klinike më të madhe. Kjo qasje jo-invazive mund të shënojë një hap të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.