Ushqimet që përmbajnë më shumë kalcium

Ushqimet që përmbajnë më shumë kalcium

Shëndetësi August 03, 2024 - 16:47

Kalçiumi është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave, ndonëse ai merret kryesisht nga ushqimet, shpesh mund të lindë nevoja për suplementë, të cilët gjithësesi duhen marrë me rekomandimin e mjekut.

Përfitimet që i vijnë organizmit nga kalçiumi:

Trupi ka nevojë për kalçium për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave.

Kalçiumi është i nevojshëm edhe për shëndetin e zemrës, muskujve dhe nervave. Studimet konfirmojnë se kalçiumi bashkë me vitaminën D, ofrojnë përfitime që shkojnë përtej shëndetit të kockave.

Të dyja së bashku, besohet të ofrojnë një lloj mbrojtje kundër kancerit, diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut. Megjithatë, këto pretendime kanë nevojë për më shumë studime shkencore.

Rreziqet e nivelit të ulët të kalçiumit në organizëm:

Nëse njeriu nuk merr mjaftueshëm kalçium, do të përballet me probleme shëndetësore që nuk prekin vetëm kockat. Mungesa e kalçiumit tek fëmijët vështirëson rritjen e tyre.

Tek të rriturit shkakton rënie të dendësisë kockore, që është faktor rreziku për shfaqjen e osteoporozës.

Sasitë e nevojshme të kalçiumit për organizmin:

Sasia e nevojshme e kalçiumit është në varësi të moshës dhe gjinisë. Burrat dhe djemtë nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të konsumojnë 1,000 mg kalçium në ditë.

Pas moshës 70 vjeçare, burrat duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë. Sa i përket grave dhe vajzave nga 19 deri në 50 vjeç ato duhet të konsumojnë 1,000 mg kalçium në ditë.

Gratë mbi 51 vjeç duhet të shtojnë këtë dozë me 200 mg të tjera.

Burimet ushqimore të kalçiumit:

Trupi i njeriut nuk prodhon dot kalçium, ndaj i nevojitet ta marrë atë nga një sërë ushqimesh të ndryshme. Kalçiumin mund ta gjeni tek djathi, qumështi dhe kosi, por edhe tek perimet si brokoli dhe barishtet.

Peshku me hala të buta siç është salmoni dhe sardelet janë gjithashtu burime të mira të kalçiumit.

Përthithja e mirë e kalçiumit ka nevojë për vitaminë D.

Përveç ekspozimit në diell, vitaminën D mund ta gjeni edhe tek salmoni apo e bardha e vezës. Njerëzit që kanë tolerancë të ulët ndaj bulmetit, ata që hanë ushqime me kripë, ata që vuajnë nga osteoporoza duhet të marrin suplementë të kalçiumit me rekomandimin e mjekut. /oranews