Përpiu monedhën metalike, mjekët në QKUK shpëtojnë 4-vjeçarin

Përpiu monedhën metalike, mjekët në QKUK shpëtojnë 4-vjeçarin

Shëndetësi May 22, 2023 - 14:40

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se kanë arritur t’ia largojnë një monedhë një fëmije 4 vjeç, pasi kishte përpirë atë dhe ia kishte rrezikuar shëndetin.

Sipas njoftimit, pas intervenimit të duhur mjekësor, fëmija gëzon shëndet të plotë, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

“Një fëmijë i moshës 4-vjeçare nga Mitrovica kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth, duke ia rrezikuar seriozisht shëndetin. Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmija ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastaj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmijës ia larguan monedhën metalike nga lukthi. Fëmija tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Mjekët apelojnë te prindërit të kenë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe t’u shkaktojnë telashe shëndetësore. /Zëri