Studim: COVID-19 gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e obezitetit te fëmijët

Studim: COVID-19 gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e obezitetit te fëmijët

Shëndetësi March 31, 2023 - 22:41

Një studimi të ri i publikuar në “Endocrine Society’s Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, ka thënë se fëmijët e lindur nga nëna që kishin COVID-19 gjatë shtatzënisë mund të kenë më shumë gjasa të diagnostifikohen me obezitet.

“Gjetjet tona sugjerojnë që fëmijët e ekspozuar në mitër ndaj COVID-19 kanë një model të ndryshuar të rritjes në jetën e hershme që mund të rrisë rrezikun e tyre për obezitet, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare me kalimin e kohës. Mirëpo, ka ende shumë nevojë për kërkime, në mënyrë që të kuptohen efektet e COVID-19 tek gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre”, thanë studiuesit.

Ata studiuan 150 foshnja të lindura nga nëna që kishin COVID-19 gjatë shtatzënisë dhe zbuluan se ata kishin peshë më të ulët në lindje të ndjekur nga shtim më i madh në peshë në vitin e parë të jetës krahasuar me 130 foshnja, nënat e të cilave nuk kishin COVID, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Sipss tyre, këto ndryshime janë shoqëruar me një rrezik në rritje për obezitetin, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare në fëmijëri dhe më gjerë.

“Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e ndjekjes afatgjatë të fëmijëve të ekspozuar në mitër ndaj infeksionit të nënës COVID-19, si dhe zbatimit të gjerë të strategjive të parandalimit të COVID-19 tek gratë shtatzëna”, thanë tutje studiuesit.