Nëse i dalloni disa nga këto simptoma, bëni kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Nëse i dalloni disa nga këto simptoma, bëni kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Shëndetësi March 31, 2023 - 13:08

Infeksionet seksualisht të transmetueshme njihen gjithashtu si sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe përhapen përmes kontakteve seksuale vaginale, anale, orale dhe të tjera. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit raportohen 340 milionë raste të reja të këtyre sëmundjeve.

Më poshtë janë disa nga simptomat që tregojnë mundësinë e ekzistimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme:

Ndryshimi në urinim

Gratë me një infeksion seksualisht të transmetueshëm mund të përjetojnë dhimbje gjatë urinimit. Gjithashtu, nëse ka nevojë për të urinuar më shpesh ose nëse urina shoqërohet me gjak, sigurohuni që të vizitoni një mjek.

Skuqjet

Shfaqja e skuqjeve ose plagëve pranë vaginës, organeve gjenitale ose gojës, mund të jetë shenjë e HPV (human papillomavirus) ose sifilisit. Kjo është edhe simptoma më e zakonshme që tregon sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Rrjedhje jonormale vaginale

Rrjedhjet vaginale te femrat mund të duken ndryshe, pavarësisht nga cikli shëndetësor i gruas. Nëse një grua vëren rrjedhje të trashë të bardhë, mund të jetë rezultat i një infeksioni mykotik. Nëse vërehet rrjedhje e gjelbër ose e verdhë, mund të tregojë simptoma të fshehura të gonorresë.

Kruajtje vaginale dhe gjenitale

Megjithëse kruajtja nuk lidhet drejtpërdrejt me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ka disa shkaqe përgjegjëse për këtë lloj kruajtjeje të lidhur me seksin, si morrat ose një reaksion alergjik ndaj një prezervativi nga lateksi.

Ndjenja e dhimbjes gjatë marrëdhënieve seksuale

Dhimbja në pelvik mund të jetë shkak për alarm, sepse mund të jetë shenjë e sëmundjes inflamatore të legenit. Ky inflamacion zakonisht paraqitet si stad parësor ose i avancuar i klamidisë ose gonorresë. /Telegrafi