Gjermani: Kryhet një operacion i rrallë në zemër tek një 15-vjeçare nga Kosova

Gjermani: Kryhet një operacion i rrallë në zemër tek një 15-vjeçare nga Kosova

Shëndetësi March 30, 2023 - 18:20

Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën Universitare të Bonn-it në Gjermani.

Dy mjekë realizuan një intervenim sensacional në zemrën e një paciente të re, e cila vuante nga ngushtimi i arteries kryesore (aortës).

Bëhet fjalë për Adean, një 15-vjeçare nga Kosova historia e së cilës nisi kur ishte nëntë muajshe.

Prindërit e saj e kuptuan në atë kohë se vajza e tyre kishte një vrimë në zemër.

Vrima u mbyll me një copëz të dyfishtë dhe Adea ishte në gjendje të bënte një jetë normale.

Në vitin 2022, asaj iu keqësua gjendja shëndetësore.

Kontrollet rutinore të kryera në Kosovë sollën një diagnozë të re për vajzën e re.

Adea vuante nga stenoza e aortës subvalvulare, një ngushtim i aortës nën valvulën e aortës, i shkaktuar nga indi fibroz që është zhvilluar dhe rritur me kalimin e kohës.

Ky ngushtim i arteries kryesore çoi në një elasticitet dukshëm më të ulët tek Adea.

Edhe me përpjekjen më të vogël, ajo vuante nga gulçimi dhe dështimi i avancuar i zemrës, shkruan gazeta gjermane express.de.

Rreth natyrës së sëmundjes ka folur profesori, Fahrad Bakhtiary.

“Dhoma kryesore e pompimit, (barkushja e majtë) e pompon gjakun e pasur me oksigjen përmes valvulës së aortës në trup. Nëse hapja e aortës është shumë e ngushtë, si në rastin e Adeas, formohet një “fyell i ngushtë”, dhe barkushja e majtë duhet të punojë më shumë dhe të krijojë më shumë presion të gjakut në mënyrë që të pompojë mjaftueshëm gjak në trup. Për shkak të kësaj pune shtesë, muskuli i zemrës trashet, pastaj flasim për hipertrofinë e ventrikulit të majtë. Sa më e ngushtë të jetë zona, aq më pak gjak i pasur me oksigjen hyn në trup”, tha ai.