Fruthi shfaqet në disa vende të rajonit, në rrezik edhe Kosova
Foto: Laura Hasani

Fruthi shfaqet në disa vende të rajonit, në rrezik edhe Kosova

Shëndetësi March 25, 2023 - 23:06

Kosova përgjatë këtyre tri viteve u përball me një pandemi që pati shtrirje globale, atë të COVID-19.

E së fundmi nje sëmundje ngjitëse, ajo e fruthit, qe ka prekur disa vende të rajonit dhe Evropes, po shihet kërcënim edhe për Kosovën.

Për këtë, shefja e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fetije Fetaj, po fton prindërit qe t’i dërgojnë fëmijët e tyre të vaksinohen.

Sipas Fetajt, raste te fruthit nuk ka pasur që nga janari i vitit 2019 dhe momentalisht s’ka as raste të dyshimta.

Kundër fruthit me dozën e parë janë të vaksinuar 87% e fëmijëve në Kosovë. Këtë vaksinë fëmijët mund ta marrin në çdo moshë. /express