Ekspertët tregojnë disa mënyra për të larguar dhimbjen e kokës pa ilaçe

Ekspertët tregojnë disa mënyra për të larguar dhimbjen e kokës pa ilaçe

Shëndetësi March 12, 2023 - 09:56

Një studim i vitit 2022 zbuloi se rreth një në gjashtë njerëz në mbarë botën do të përjetojnë dhimbje koke çdo ditë.

Autorët e studimit zbuluan se shumica e atyre që përjetojnë dhimbje, vuajnë nga migrena ose nga tensioni.

Anisha Joshi, që udhëheq disa klinika në Mbretërinë e Bashkuar, ofron këshillat e saj për largimin e dhimbjes së kokës pa ilaçe, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, hapi i parë është relaksimi dhe lirimi i muskujve të qafës dhe shpinës, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit që mund të jetë shkaku i dhimbjeve të kokës.

Disa studime sugjerojnë se dhimbjet e kokës nga tensioni ndodhin kur muskujt e qafës dhe kokës tensionohen ose tkurren shumë.

Anisha tregoi se shpenzimi i disa minutave të çdo dite për forcimin e muskujve të qafës mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve të kokës në të ardhmen.

Ajo bëri të ditur edhe se duhet pirë deri në 1.5 litra ujë në ditë, ose tetë gota në ditë, që të parandaloni dhimbjen e kokës.