Fondacioni “Golden Eagle” dhuron proteza për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Shëndetësi
February 23, 2023 - 13:03
Gjatë tetorit të vitit 2022, fondacioni “Golden Eagle” nisi një kampanjë për të ndihmuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Kampanja u zhvillua përmes shitjes së lëngjeve “Natural100%”, nga ku u mblodhën rreth 12 mijë euro.
Me këto mjete u blenë 150 proteza profesionale të gjirit.
Fondacioni “Golden Eagle” ju fton të gjitha grave të cilat kanë nevojë për to të kontaktojnë në e-mailin [email protected], numrin +383 44 119 925 ose të vizitojnë zyrën e fondacionit “Golden Eagle” në Lipjan.