95 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

95 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi January 25, 2023 - 07:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë vazhdojnë të jenë 95 raste aktive me virusin COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar shtatë raste pozitive me virusin Korona, ndërsa janë shëruar gjashtë pacientë.

Gjatë 24-orëshit të fundit janë hospitalizuar nëntë pacientë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë vdekje.

Image