12-vjeçarja nga Drenasi vuan nga diabeti, familja s’ka mundësi t’ia sigurojë ilaçet
Familja Dani nga fshati Shtuticë në komunën e Drenasit po kërkon ndihmë, pasi është në kushte të rënda ekonomike.
Për më tepër, vajza e tyre 12-vjeçare është diagnostikuar me sëmundjen e diabetit tipi 1, ku për shkak të kushteve të rënda nuk po ka mundësi të sigurojë trajtimin e saj.
Për këtë ata po bëjnë apel për ndihmë. Për çdo informatë dhe ndihmë mund të kontaktoni me babanë e vajzës, Remzi Dani, në numrin +383 49 586 368.
Njoftimi i plotë:
Rinesa Remzi Dani nga fshati Shtuticë e Drenasit, e lindur me 20.08.2010, kërkon urgjentisht ndihmën tonë, e cila u diagnostikua me sëmundjen e sheqerit tipi 1.
Deri këtu shpenzimet e tyre i kanë mbuluar falë ndihmës nga të afërmit dhe shoqëria.
Familja janë në kushte të vështira e jetojnë me ndihma sociale, dhe nuk i përballojnë dot shpenzimet për shëndetin e saj. Prandaj kërkojmë nga njerëzit vullnet mirë ti dalin sado pak në ndihmë kësaj familje të varfër.
Për çdo informatë të mëtejmë mundemi me kontaktu me prindin e vajzes Remzi Dani në numrin +383 49 586 368.