Vdes mjeku kosovar, shërbeu për rreth 40 vjet

Vdes mjeku kosovar, shërbeu për rreth 40 vjet

Shëndetësi January 18, 2023 - 22:36

Ka vdekur doktor Emrush Hetemi. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, ku përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij.

Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.

Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.