Lodhja – aktiviteti i pamjaftueshëm i tiroides
Nëse jeni dembele, e ngadalshme dhe nga pak depresive, problemi qëndron te ngadalësimi i punës së tiroides, sëmundje që quhet hipotiroidizëm.
Tiroidja është gjëndër e vogël e cila gjendet në qafë dhe e cila kontrollon metabolizmin, shpejtësinë e lëvizjes së gjakut në organizëm.
Mosdiagnostikimi i sëmundjes së tiroides është një nga problemet më të përhapura shëndetësore te gratë, ndërsa shpesh as nuk jemi të vetëdijshme.
Sipas të dhënave të fondacionit amerikan për sëmundjet e tiroides, në moshë prej 60 vjeç, përafërsisht 17 për qind e grave ballafaqohen me sëmundjen e tiroidës, ndërsa shumica as që e dinë këtë.
Shkaktari më i shpeshtë është sëmundja e sistemit imunologjik, e njohur si Tiroiditi Hashimoto. Fjala është për sëmundjen tek e cila organizmi i shkatërron qelizat që e prodhojnë tiroksinën dhe hormonet e tjera të cilat i tajit tiroidja.
Pasojë e kësaj është metabolizmi i ngadalësuar, transmeton Telegrafi.
Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje.
Ndërsa shenjat e hipertiroides janë dobësim, nervozizëm, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje, ankth, flokë dhe muskuj të dobësuar.
Testet e gjakut, T3 dhe T4 shfrytëzohen për zbulimin e gjendjes së hormonit të tiroides.
Nëse niveli i këtyre hormoneve në organizëm është i ulët, hormonet sintetike mund të përshpejtojnë funksionimin e tiroides, pas së cilës gratë do të duhej ndier veten shumë më mirë.