Dua Lipa pasi mori nënshtetësinë shqiptare: Faleminderit, po ndihem shumë krenare

Dua Lipa pasi mori nënshtetësinë shqiptare: Faleminderit, po ndihem shumë krenare

Shëndetësi November 27, 2022 - 18:29

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dhuruar nënshtetësinë shqiptare këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Këtë veprim, presidenti i Shqipërisë e bëri një ditë para performancës së Lipës në Tiranë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E në anën tjetër, Dua Lipa është ndjerë shumë mirënjohëse për këtë nderim.

“Faleminderit presidentit Bajram Begaj dhe kryetarit Erion Veliaj për këtë nderim që më dhanë shtetësinë time shqiptare!! Faleminderit, po ndihem shume krenare’, ka shkruar Lipa në Instagram

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)