
Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Shëndetësi
November 23, 2022 - 13:00
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 53 testime të bëra në 24 orët e fundit, pesë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Nuk ka asnjë të shëruar, kurse gjatë këtyre orëve janë vaksinuar 14 persona.
Raste aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht janë gjashtë. /Zëri