Gjaku i astronautëve shfaq shenja të mutacionit të ADN-së pas udhëtimit në hapësirë

Gjaku i astronautëve shfaq shenja të mutacionit të ADN-së pas udhëtimit në hapësirë

Shëndetësi September 09, 2022 - 22:24

Studimet e gjakut të astronautëve kanë treguar se, ai iu nënshtrua mutacioneve të ADN-së pasi ata u kthyen nga hapësira

Ndërkohë që gjigantët miliarderë të teknologjisë po dërgojnë fluturime me pilotë në hapësirë dhe programi “Artemis” i NASA-s po bëhet gati për udhëtime më të gjata hapësinore, mund të ketë rreziqe të panjohura për trupin e njeriut.

Kjo është arsyeja pse një studim i NASA-s që zgjati 20 vjet ka parë efektet e mundshme të shkuarjes në hapësirë në trupin e njeriut, dhe ka gjetur disa detaje shqetësuese.

Duke kontrolluar mostrat e gjakut nga 14 astronautë, studimi zbuloi se të gjithë ata kishin mutacione në ADN-në e qelizave të tyre burimore që formojnë gjakun.

Sipas ekipit të studiuesve që kryen studimin, një nga arsyet kryesore pas kryerjes së tij ishte rritja e ‘fluturimeve komerciale në hapësirë’.

Siç është raportuar nga Space, 14 astronautët e përfshirë në studim ishin njerëz që morën pjesë në misione afatshkurtra mesatarisht 12 ditë, midis 1998 dhe 2001. Gjaku i tyre më pas u mbajt i ngrirë për mbi 20 vjet, përpara se të testohej.

Disa ndikime të të qenit në hapësirë për një periudhë të gjatë kohore janë të njohura, të tilla si degjenerimi muskulor nga mungesa e gravitetit, por të tjerat janë më pak të qarta. Niveli i mutacioneve të ADN-së për astronautët, është ende brenda niveleve të pranueshme. /Ora News