OBSH: Vaksinat shpëtuan miliona jetë, por nuk ulin përhapjen e virusit

OBSH: Vaksinat shpëtuan miliona jetë, por nuk ulin përhapjen e virusit

Shëndetësi July 22, 2022 - 23:48

Vaksinat kundër Covid-19 mund të kenë shpëtuar miliona jetë, por ato nuk e kanë ulur ndjeshëm përhapjen e virusit, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Organizata u bëri thirrje studiuesve të zhvillojnë vaksina të reja që reduktojnë infeksionet: përndryshe ekziston ende rreziku i zhvillimit të varianteve virale kundër të cilave vaksinat janë më pak efektive.

”Vaksinat që janë më të lehta për t’u administruar se më parë, të tilla si spraj për hundë, e mënyrat tradicionale. Edhe aty ku arrihet mbulimi i vaksinimit 70%, nëse një numër i konsiderueshëm punonjësish të kujdesit shëndetësor, të moshuarve dhe grupeve të tjera në rrezik nuk vaksinohen, vdekjet do të vazhdojnë, sistemet shëndetësore do të mbeten nën presion dhe rimëkëmbja globale do të jetë në rrezik”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH ka përditësuar gjithashtu qëllimet e saj të vaksinimit. Tani synon të vaksinojë 100% të punonjësve shëndetësorë, të personave mbi 60 vjeç dhe të personave në rrezik të veçantë për shkak të kushteve para-ekzistuese në të gjitha vendet e botës dy herë. /DPA