E diagnostikuar me tumor në tru, 4-vjeçarja nga Podujeva ka nevojë urgjente për ndihmë

E diagnostikuar me tumor në tru, 4-vjeçarja nga Podujeva ka nevojë urgjente për ndihmë

Shëndetësi April 21, 2022 - 08:45

Familja Durmishi nga fshati Shajkofc në komunën e Podujevës është duke kërkuar ndihmë, pasi vajza e tyre 4-vjeçare ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit.

Lorela Durmishi, 4-vjeçare, është diagnostikuar me tumor në tru, ndërsa familja ka thënë se kanë edhe pak orë kohë për dërgimin e saj jashtë vendit, për çka janë duke kërkuar ndihmë financiare nga të gjithë, pasi shuma për ta është e papërballueshme.

“Vajza jonë Lorela Durmishi nga fshati Shajkofc, Komuna e Podujevës, është diagnostikuar me tumor ne tru.

72 orë na kanë mbetur për dërgimin e saj jashtë vendit, shuma është e papërballueshme për mu dhe familjen time.

Ju lutna kush ka mundësi me na ndihmua sepse rasti është shumë urgjent!! Numri kontaktues i familjarëve është: 044-522-657 048-376-239”, thuhet në apelin e familjes. /Zëri