Ushqimet që nuk duhet të hamë para se të flemë gjumë

Ushqimet që nuk duhet të hamë para se të flemë gjumë

Shëndetësi January 13, 2022 - 20:14

Të gjithëve na ka ndodhur që natën të mos flemë mirë sepse kemi ngrënë shumë ose kemi konsumuar ushqime që na shqetësojnë. Ka ushqime apo pije që duhen shmangur gjatë natës, pasi mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe shëndetin tonë të përgjithshëm.

Kafe

Nuk na habit fakti që kafeja është në këtë listë. Të gjithë e dimë se kafeja të lë pa gumë,, prandaj e konsumojmë kur ngrihemi nga shtrati në mëngjes. Për të mos prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se kafeja nuk duhet të pihet më vonë se ora 4-5 e pasdites. Në rast se duam të shijojmë një kafe pasdite-mbrëmje, është më mirë të zgjedhim pa kafeinë.

Çokollata

Mund ta shmangim kafen para gjumit por nuk është burimi i vetëm i kafeinës. Çokollata përmban kafeinë, prandaj, mos u jepni fëmijëve çokollatë para se të flenë, pasi mund t’i lini pa gjumë.

Salcat e nxehta

Ushqimet pikante duhet të shmangen para gjumit pasi ka shumë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe zorrë dhe të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura dëmtojnë trupin tonë në shumë mënyra, veçanërisht në qoftë se ne konsumojnë ato gjatë natës. Ushqimet me shumë yndyrë kërkojnë kohë më të gjatë tretjeje. Pra, nëse hamë diçka të skuqur vonë gjatë natës, trupi do të fillojë të përpunojë ushqimin që komplikon sistemin tonë të tretjes, duke prishur kështu procesin e gjumit.

Alkooli

Mund të mendojmë se një gotë verë na vë në gjumë, por në realitet ndikon negativisht në cilësinë e gjumit. Alkooli, veçanërisht në sasi të mëdha, ndikon në mëlçi. Për shkak se ekziston një lidhje midis mëlçisë dhe zemrës, ne ndjejmë një rrahje të shpejtë të zemrës, kështu që nuk mund të flemë.

Uji

Ekspertët thonë se nuk është mirë të pini ujë pak para se të shkoni në shtrat pasi kjo do të bëjë që ju të shkoni shpesh në tualet gjatë natës dhe për rrjedhojë do të na shqetësojë gjumin. Ajo që ata rekomandojnë është të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, para, ndërmjet dhe pas vakteve, në mënyrë që trupi ynë të hidratohet deri në momentin që shkojmë në shtrat për të fjetur.