
Zvicra do testojë vaksinën e re kundër COVID-19 në formën e një leukoplasti
Një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një leukoplasti do të testohet në "Unisanté di Losanna", Zvicër në 26 vullnetarë më 10 janar. Sipas medieve zvicerane vaksina e gjeneratës së re funksionon me një parim ndryshe nga vaksinat aktuale dhe nuk përdor mRna.
Ilaçi synon të nxisë imunitetin qelizor dhe jo prodhimin e antitrupave duke u mbështetur në limfocitet për të eleminuar qelizat e infektuara me virus dhe për t'i parandaluar ato të riprodhohen, raporton Ora News.
"Kjo është një vaksinë plotësuese e vaksinave ekzistuese dhe nuk synon t'i zëvendësojë ato," tha Alix Miauton, kreu i provës klinike.
"Objektivi i eksperimentit- shpjegoi ai- është të përcaktojë nëse vaksina është e sigurt dhe nuk shkakton efekte anësore serioze."
Secili nga 326 vullnetarët që do të marrin vaksinën do të ndiqet për 6 muaj dhe në fazën e parë vaksina nuk do ët ketë formën e një leukoplasti, por do të administrohet duke përdorur mikrogjilpëra, shkruan Ora News.
Rezultatet e para do të jenë të disponueshme në qershor dhe nëse provat klinike të fazave 1, 2 dhe 3 japin rezultate të kënaqshme atëherë vaksina përfundimtare do të jetë e disponueshme jo më herët se 2025, shkruan Tg Com.