Urologu Hekuran Zhubi bëhet pjesë e stafit mjekësor të European Clinic Kosova

Urologu Hekuran Zhubi bëhet pjesë e stafit mjekësor të European Clinic Kosova

Shëndetësi November 06, 2021 - 15:34

Urologu Dr. Hekuran Zhubi është bërë pjesë e stafit mjekësor të spitalit European Clinic Kosova.

Dr. Hekuran Zhubi – Urolog është lindur në Gjakovë ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme.

Ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin në lëmin e Urologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Përgjatë vitit 2021 ka ndjekur trajnimin në Universitetin e Marmara-së në Stamboll dhe është trajnuar specifikisht ne fushën e Urodinamikes dhe Urologjisë funksionale nën mbikqyrjen e Prof. Dr. Rahmi Onur – ku edhe ështe certifikuar nga ICS për Urodinamike.

Është anëtar i European Associacion of Urology (EAU) dhe International Continence Society (ICS).

Image