Në gjithë Kosovën janë vetëm 510 raste aktive me COVID

Në gjithë Kosovën janë vetëm 510 raste aktive me COVID

Shëndetësi October 22, 2021 - 07:58

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në gjithë vendin është 510.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2.974 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës. Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të gjithë qytetarët që nuk kanë mundur të vaksinohen për shkak të ndonjë arsyeje, sot e kanë edhe një mundësi të vaksinimit, atë në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ekipet mobile nga ora 10:00.