Shkencëtarët zbulojnë shkakun e Alzheimerit

Shkencëtarët zbulojnë shkakun e Alzheimerit

Shëndetësi September 16, 2021 - 10:51

Proteinat toksike në tru mund të jenë shkaku i Alzheimer. Ky është rezultati i një punë kërkimore të universitetit Australian Curtin, që i hap rrugën edhe një sërë studimeve për parandalimin e trajtimin e kësaj sëmundjeje. Në konkluzion shpjegohet se është pikërisht një përhapje dhe humbje e disa grimcave yndyrore me proteina toksike nga gjaku në tru.

Ekspertët shprehen se ishte e ditur dhe e konfirmuar nga studime të mëparshme që karakteristike e pacientëve me Alzheimer ishte pikërisht akumulimi i proteinave toksike beta-amiloidi në tru, por nuk dihej nga e kishin origjinën dhe si arrinin të depozitoheshin aty.

Ky kërkim tregoi se këto depozita proteinash toksike shpërndahen në tru nga grimcat në gjak, lipoproteinat. Dhe duke ditur këtë, mund të kontrollohen nivelet e lipoproteinave në gjak dhe të parandalohet shpërndarja e tyre. Kanë nisur studime të mëtejshme pikërisht për medikamente që mund të veprojnë mbi lipoproteinat, për të ulur rrezikun ose të paktën për të frenuar avancimin e sëmundjes që shkakton humbje të memories./Klan News