Ilaçi kudër kolesterolit mund të ndihmojë në luftimin e COVID-19, sipas një studimi

Ilaçi kudër kolesterolit mund të ndihmojë në luftimin e COVID-19, sipas një studimi

Shëndetësi August 28, 2021 - 20:46

Një ilaç që ul kolesterolin mund të ndihmojë në shpëtimin e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, sipas një studimi izraelit.

Studiuesit në Universitetin Hebraik të Jerusalemit vunë në dukje se COVID-19 shkakton një grumbullim të madh të kolesterolit, i cili rezulton në inflamacion në qeliza.

Në eksperimentet laboratorike, ku ishin përfshirë 15 pacientë, u zbulua se ilaçi fenofibrat për uljen e kolesterolit, i njohur si TriCor, reduktoi në mënyrë efektive dëmtimin e qelizave të mushkërive dhe ndaloi përsëritjen e virusit COVID-19, transmeton Klankosova.tv

“Ata kanë treguar se fenofibrati mund të zvogëlojë mundësinë e shtrimit të pacientëve në spital, mund të zvogëlojë sasinë e kohës që ata kalojnë në spital, të zvogëlojë nevojën e tyre për oksigjen dhe madje mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes, por këto janë një numër shumë i vogël i pacientëve”. Ka thënë Alan Richardson, nga Universiteti Keele në Staffordshire, Angli, i cili rishikoi gjetjet.

Në hulumtimin e tij, Richardson zbuloi se TriCor mund të ndalonte potencialisht virusin të hynte brenda qelizave në radhë të parë. Por ai theksoi fuqishëm se njerëzit nuk duhet të marrin TriCor me shpresën për të parandaluar infeksionin COVID-19.

“Unë do t’i këshilloja fuqimisht njerëzit që të mos e bëjnë vetë pa folur me një mjek,” tha ai.

Edhe pse rezultatet ishin premtuese, studiuesit thanë se vetëm prova më të mëdha mund të provojnë efektivitetin e ilaçit si një trajtim kundër COVID-it.