“AstraZeneca” më e mirë se “Pfizer”-i në raport me variantin “Delta” të COVID-19

“AstraZeneca” më e mirë se “Pfizer”-i në raport me variantin “Delta” të COVID-19

Shëndetësi August 20, 2021 - 14:09

Vaksina Pfizer-BioNTech ishte fillimisht më efektive kundër variantit Delta të coronavirusit sesa vaksina AstraZeneca, por hulumtimet kanë treguar se mbrojtja bie më shpejt.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit sugjerojnë që efektiviteti i të dy vaksinave pas pesë muajsh mund të jetë i ngjashëm.

Tre muaj pas dozës së dytë, pati një ndryshim të vogël në efektivitetin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa një rënie më e madhe u vërejt në të njëjtën periudhë kohore pas dozave të Pfizer, shkruan theindependent.

“Është e rëndësishme të theksohet se efikasiteti i përgjithshëm mbetet i lartë, edhe me këto rënie të vogla”. tha Koen Pouwels, një studiues i lartë në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Universitetin e Oksfordit.

Për të marrë këto rezultate studimi u bë mbi të dhënat nga dhjetori 2020 deri në gusht 2021.

Testimet e 700 mijë pjesëmarrësve u analizuan para dhe pas 17 majit, kur Delta u bë varianti kryesor në Britani të Madhe. /Telegrafi/