Aspirina testohet për t’u bërë pjesë e trajtimit të mundshëm kundër kancerit të gjirit

Aspirina testohet për t’u bërë pjesë e trajtimit të mundshëm kundër kancerit të gjirit

Shëndetësi August 20, 2021 - 11:27

Aspirina mund të përfshihet në trajtimin e ri ndaj një formë agresive të kancerit të gjirit, nëse testet rezultojnë të suksesshme.

Ilaçi i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht po testohet në Britaninë e Madhe për të parë nëse mundet t’i bëjë tumoret më të ndjeshëm ndaj imunoterapisë për pacientët me kancer të gjirit.

Testet, të financuara nga “Breast Cancer Now Catalyst Programme”, do të shohin rezultatet e marrjes së ilaçit avelumab me dhe pa aspirinë para se pacientët t’i nënshtrohen kirurgjisë dhe kimioterapisë.

Rezultatet e suksesshme mund të çojnë në teste të mëtejshme klinike të miksimit të aspirinës dhe avelumab-it për një nëntip më të rëndë të kancerit të gjirit që quhet “formë e trefishtë negative”, – nga fakti se masa tumorale është negativ i estrogjenit, progesteronit dhe HER2.

Kjo formë më pak e zakonshme haset më shpesh te gratë e reja dhe në të shumtën e rasteve diagnostikohet në fazë të vonshme, çka e bën një formë tejet agresive kanceri.

Kjo nuk është hera e parë që aspirina mendohet të sjellë lehtësime në efektet e kancerit. Një studim i “Cardiff University” ka nxjerrë në pah të dhëna se rreth 20% e pacientëve të prekur nga 18 lloje të ndryshme kancerësh, të cilët ndryshe nga pjesa tjetër merrnin aspirinë për arsye të tjera shëndetësore, kishin mbijetuar./Euronews.al