Tromboza arteriale pas COVID-it, çfarë duhet të dini për këtë sëmundje?

Tromboza arteriale pas COVID-it, çfarë duhet të dini për këtë sëmundje?

Shëndetësi August 20, 2021 - 09:33

Ka dëshmi për rritje të lidhjes midis COVID-19 dhe rasteve trombotike arteriale, pasi shumë pacientë pas COVID-19 kanë vuajtur nga mpiksje gjaku në gjymtyrë dhe në arteriet e këmbëve, thonë mjekët.

“24 pacientë janë trajtuar për mpiksje arteriale të gjymtyrëve të poshtme. Ne kemi qenë në gjendje të shpëtojmë 17 gjymtyrë, ku nuk kërkohej amputim. Shtatë pacientë kërkuan një formë të amputimit pasi u paraqitën vonë. Nga 24 pacientë, dy u paraqitën në valën e parë dhe 22 në valën e dytë”, ka thënë Dr. Rahul Sheth, radiolog në Spitalin indian “Zen”.

Sipas studimeve të ndryshme infeksioni COVID çon në mpiksje në arteriet që janë përgjegjëse për transportimin e gjakut të pasur me oksigjen nga zemra në gjithë trupin, dhe kjo mund të quhet trombozë arteriale, ka shpjeguar Dr. Sheth, transmeton Klankosova.tv

“Supozohet se COVID-19 rrit viskozitetin e gjakut i cili mund të çojë në mpiksje. Kur qarkullimi i gjakut në arterie bllokohet për shkak të mpiksjes, nuk ka furnizim me oksigjen në pjesët e trupit. Kur kjo prek këmbët, mund të çojë në dhimbje të forta në këmbë, gjymtyrë të ftohta dhe nëse nuk trajtohet do të përparojë në gangrenë me amputim ose heqje të gjymtyrëve për të shpëtuar jetën e pacientit” ka thënë Dr. Bipin Jibhkate, konsulent mjekësor i kujdesit kritik, në Wockhardt Hospital,

Nëse vëreni simptoma të tilla si ënjtje dhe dhimbje në këmbë, dhimbje gjoksi, mpirje dhe dobësi në trup, mos e vononi trajtimin. Për të parandaluar trombozën arteriale, duhet të adoptoni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Mundohuni të zvogëloni marrjen e natriumit në dietë, shmangni pirjen e duhanit pasi mund të jetë e dëmshme për shëndetin dhe përpiquni të vazhdoni të lëvizni sa më shumë që mundeni. Është thelbësore të ushtroni çdo ditë, dhe kjo mund të mbajë mpiksjen e gjakut larg.

Zbulimi i hershëm i simptomave dhe trajtimi i shpejtë do të parandalojë komplikimet dhe gjymtyrët mund të shpëtohen nga krijimi i gangrenës dhe amputimi.