“Varianti ‘Delta’, virusi më i rëndë me të cilin do të infektoheni gjatë gjithë jetës”

“Varianti ‘Delta’, virusi më i rëndë me të cilin do të infektoheni gjatë gjithë jetës”

Shëndetësi July 20, 2021 - 13:21

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar me shumë gjasa do të infektohen me variantin “Delta” të koronavirusit.

Paralajmërimi erdhi në një intervistë për CBS-në nga dr. Scott Gottlieb, komisionar i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve në kohën e presidentit Trump.

“Për pjesën më të madhe të njerëzve që do të infektohen me variantin ‘Delta’, do të jetë virusi më i rëndë me të cilin do të infektohen gjatë gjithë jetës së tyre, sa i përket rrezikut për t’u shtruar në spital”, tha dr. Gottlieb.

“Delta” vlerësohet të jetë varianti i koronavirusit që përcillet më lehtë nga një njeri te tjetri. /a2news