Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
COVID-19 mund të shkaktojë diabet, thonë studimet e reja
Foto: Proxima Studio/Shutterstock

COVID-19 mund të shkaktojë diabet, thonë studimet e reja

Shëndetësi June 11, 2021 - 16:44

Infektimi me koronavirus mund të lë pasoja në organizëm.

Studimet e reja kanë zbuluar se ky virus mund të shkaktojë diabet, përveç pneumonisë dhe problemeve të tjera shëndetësore, pasi COVID-19 shkatërron disa qeliza që janë thelbësore për të mbajtur larg diabetin.

Ekspertët e hulumtimit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Stanford konstatuan se COVID-19 mund të dëmtojë pankreasin dhe të shkaktojë sheqerin në gjak.

“Nevojitet më shumë studim për të kuptuar sesi SARS-CoV-2 arrin në pankreas dhe çfarë roli mund të luajë sistemi imunitar në dëmtimin që rezulton”, tha Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtare të Shëndetit.

Ndërkaq sipas mjekes, Jennifer Ashton, secili pacient i cili ka qenë i infektuar me COVID-19, duhet të jetë në vëzhgim të simptomave të diabetit, shkruan ABC News, përcjell Klankosova.tv.

Me këtë rast, Ashton ka inkurajuar të gjithë që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

“Kjo punë siguron edhe një kujtesë për rëndësinë e mbrojtjes së vetes, anëtarëve të familjes tuaj dhe komunitetit tuaj nga COVID-19 duke u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, dhe duke nxitur edhe të dashurit tuaj të bëjnë të njëjtën gjë”, shtoi më tutje ajo.