OBSH-ja tregon se kur përfundon pandemia e koronavirusit

OBSH-ja tregon se kur përfundon pandemia e koronavirusit

Shëndetësi May 28, 2021 - 22:58

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge ka dalë me një deklaratë shpresëdhënëse për sa i përket pandemisë së koronavirusit, ndonëse situata në shumë vende të botës ende është e rëndë.

Sipas drejtorit për Europën në OBSH, Hans Kluge pandemia do të marrë fund vetëm atëherë kur të vaksinohet 70% e popullsisë.

Megjithatë, aktualisht ritmi i vaksinimit është ende në nivele shumë të ulëta dhe në Europë dhe për këtë arsye, Kluge kërkon masa nga qeveritë e unionit që të përshpejtojnë procesin./a2news