“Johnson & Johnson” nën hetim, katër raste të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit

“Johnson & Johnson” nën hetim, katër raste të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit

Shëndetësi April 10, 2021 - 08:02

Një tjetër vaksinë anti-COVID po hetohet. Procesi ka nisur pas 4 rasteve serioze të mpiksjes së gjakut pas marrjes së “Johnson & Johnson”.

Vaksina në fjalë po përdoret vetëm në Amerikë për momentin, por si “J & J” ashtu dhe “AstraZeneca” përdorin të njëjtën teknologji.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave deklaron se po shqyrton katër rastet e pacientëve që morën dozën e “J & J”, pasi një prej tyre rezultoi fatal.

EMA po heton edhe nëse ka rrjedhje lëngjesh nga enët e gjakut kur merret vaksina “AstraZeneca”. Kjo, pasi 5 raste u raportuan ku presioni i gjakut ra dhe indet u bënë u frynë.

Agjencia e lajmeve “AFP” raportoi ndërkohë se Komisioni Evropian do të negociojë marrjen e 1.8 miliardë dozave të “brezit të dytë” të vaksinave.

Autoritetet mendojnë se ato janë e ardhmja e luftës kundër COVID-it dhe shpresojnë se do të mbërrijnë më vonë gjatë vitit./euronews.al