Vaksina e Pfizer-BioNTech-ut mund të jetë më pak efektive te njerëzit me mbipeshë

Vaksina e Pfizer-BioNTech-ut mund të jetë më pak efektive te njerëzit me mbipeshë

Shëndetësi March 01, 2021 - 09:51

Vaksina e Pfizer-BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit me mbipeshë, sugjerojnë të dhënat.

Sipas The Guardian, studiuesit italianë kanë zbuluar se punonjësit e kujdesit shëndetësorë me mbipeshë prodhuan vetëm rreth gjysmën e sasisë së antitrupave në përgjigje të një doze të dytë të vaksinës, krahasuar me “njerëzit e shëndetshëm”.

Ende është herët për të ditur se çfarë do të thotë kjo për efikasitetin e vaksinës, mirëpo, mund të nënkuptojë se personat me mbipeshë mund të kenë nevojë për një dozë shtesë përforcuese për t’u siguruar që ata të jenë të mbrojtur në mënyrë adekuate ndaj coronavirusit.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se mbipesha – që përcaktohet se ka një indeks të masës trupore (BMI) mbi 30 – rrit rrezikun e vdekjes nga COVID-19 me gati 50 për qind, si dhe rrit rrezikun për të përfunduar në spital me 113 për qind. /Telegrafi