Studiuesit e Harvardit paralajmërojnë për këto simptoma të hershme të Covidit që mund të dërgojnë në komplikime të mundshme

Studiuesit e Harvardit paralajmërojnë për këto simptoma të hershme të Covidit që mund të dërgojnë në komplikime të mundshme

Shëndetësi February 28, 2021 - 22:23

Ndërsa shumë njerëz kanë një rast Covidi asimptomatik, të tjerët përjetojnë simptoma mjaft të zakonshme, si kollë, lodhje dhe dhimbje koke.

Por megjithëse shumica e pacientëve simptomatik janë në gjendje të rikuperohen edhe në shtëpi – pa nevojën e kujdesit mjekësor nga jashtë – sëmundja mund të marrë shpejt një kthesë të shëmtuar shkruan Best Life.

Si mund ta dini nëse simptomat tuaja mund të trajtohen në shtëpi, ose nëse keni nevojë të kërkoni shtrimin në spital?

Sipas studiuesve të Harvardit, Covidi mund të prodhojë “simptoma të rënda” në disa njerëz të cilat tregojnë se infeksioni juaj ka shumë të ngjarë të kërkojë kujdesin e profesionistëve mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.

Një ethe e lartë mund të jetë një nga shenjat fillestare mbi përkeqësimin e infeksionit.

Studiuesit e Harvardit thonë se edhe një kollë e rëndë mund të jetë gjithashtu një shenjë e Covidit të rëndë.

Ekspertët shpjegojnë që se sapo sëmundja juaj të përparojë në një formë më të rëndë, kolla e lehtë dhe e thatë ka të ngjarë të bëhet më e qëndrueshme.

E në anën tjetër, gulçimi është një sinjal diferencues kritik nga sëmundjet e tjera të zakonshme.

Nëse një pacient ka gulçim të shkaktuar nga Covidi, të cilën e vëren duke mos pasur energji të mjaftueshme për të kryer aktivitete të thjeshta ditore si ecja ose ngjitja e shkallëve, kjo mund të shkaktojë uljen e niveleve të oksigjenit në gjak me nxitim, madje edhe tek njerëzit me shëndet të mirë.

Këto simptoma mund të tregojnë gjithashtu se çështja juaj do të përparojë në komplikime të mëtejshme, të tilla si “shoku, dëmtimi i organeve, mpiksja jonormale e gjakut, sindroma e distresit akut të frymëmarrjes ose përkeqësimi i përgjithshëm i shëndetit.