Studimi: Pse njerëzit me syze janë më të “mbrojtur” nga koronavirusi

Studimi: Pse njerëzit me syze janë më të “mbrojtur” nga koronavirusi

Shëndetësi February 21, 2021 - 20:58

Personat që mbajnë syze ka më pak të ngjarë që të infektohen me koronavirus pasi ata i fërkojnë sytë më pak sesa ata që nuk kanë syze. Në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë së fundmi në Indi. Shkencëtarët indianë studiuan 304 njerëz të moshës midis 10 dhe 80 vjeç të cilët raportuan simptoma të virusit të cilët u pyetën për shikimin.

19 për qind prej tyre thanë se kanë pasur syze shumicën e kohës duke çuar në zbulime që sugjerojnë se ata që mbajnë syze për tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të infektohen, shkruan abcnews.al

Sunday Telegraph raporton se studimi ka treguar që rreziku i Covid-19 ishte rreth dy deri në tre herë më i ulët në popullatat që mbanin syze, krahasuar me ata që nuk i mbajnë.

“Një individ e ka zakon të prekë fytyrën mesatarisht 23 herë në orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve.”

Vitin e kaluar studiuesit nga Kina zbuluan se pacientët me COVID-19 kishin pesë herë më pak të ngjarë të ishin mbajtës syzesh sesa popullata e përgjithshme. Ekipi i studiuesve  besojnë se kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 pas të cilëve virusi kapet për të hyrë dhe infektuar qelizat njerëzore, mund të gjenden në sy.